Vrau kushëririn, pastaj veten

Me disa shtënie të pushës së gjuetisë, mbrëmë rreth orës 21:50, në fshatin Algonjë të Kumanovës është vrarë katërdhjetë e një vjeçari Boban Veliçkoviq, informojnë nga policia.

Sipas tyre i vetmi i dyshuar se ka kryer vrasjen është, familjari i tij tridhjet e nëntë vjeçarë Dragan Mihajllovski. Pasi vrau Veliçkoviq, Mihajllovski vrau edhe veten.

Motivi i vrasjes dhe vetëvrasjes është ende i panjohur. Mihajllovski tek familjari i tij punonte si bari, ndërsa krimin e ka bërë me armën e Mihajllovski.D.

Dy kufomat mbrëmë me urdhër të gjykatësit hetues janë dorëzuar në obduksion. Policia i vërteton arsyet për vrasjen dhe vetëvrasjen. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button