Vrasje e tmerrshme në Kumanovë (FOTO)

Pasditën e sotme rreth orës 16.38 minuta, para ndihmës së shpejtë tek spitali i qytetit në Kumanovë, ka ndodhur një vrasje që ka indinjuar kumanovarët.

Në të vërtetë , persona të panjohur kanë zbritur nga makina dhe me breshër plumbash kanë qëlluar viktimën në qafë, kraharor dhe stomak .

Bëhet fjalë për një mashkull të moshës 30 vjeç nga fshati Opajë i Komunës së Likovës. Pas këtij akti , sipas dëshmitarëve okular, vetura me shpejtësi ka braktisur vendin e ngjarjes, kurse viktima menjëherë është dërguar në spital ku mjekët kanë arritur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij. 

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur organet policore dhe hetimore, për të kryer hetimet rreth zbardhjes së rastit dhe kapjes së dorasit apo dorasve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button