William Levy ka diçka për t’u thënë fansave shqiptarë

Nëse nuk e mban mend William Levy-n (je shumë e vogël për këtë artikull) do të ishte një meme e duhur për këtë personazh. Ylli i telenovelave meksikane vite më parë ka bërë shumë bujë në Shqipëri me rolet e tij, por edhe për bukurinë që magjeps çdo vajzë. Shumë vajza e kanë pasur idhull dikur William Levy-n. Mbase edhe sot ka edhe nga ato që vazhdojnë ta pëlqejnë njësoj si më parë. Ai për të gjithë ju ka një falënderim, transmeton Revista Class.

Mbase nuk e prisnit, po William ka publikuar në Instastory një foto ku shihen mesazhe nga fansat, stilolapsa dhe krah tyre një varkë ku mbi të shkruhet “Albania”. Pra, fansat shqiptarë kanë arritur ta takojnë dhe t’i dhurojnë një suvenir.

“Gjithnjë mirënjohës ndaj detajeve tuaja”,-ky është mbishkrimi që William ka për fansat e tij (edhe ata shqiptarë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button