Kur lumturia u shndërrua në tragjedi
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2019/09/Cifti-1.jpg?fit=759%2C422&ssl=1)
Një vajzë shpërndau në internet videon e propozimit për martesë që i kishte bërë i dashuri, por fatkeqësisht ky nuk ishte me fund të lumtur, transmeton TopChannel.
Ai kishte hyrë në akuarium dhe i kishte shkruar në një fletë “S’e mbaj dot frymën mjaftueshëm për të të thënë se sa të dua, por çdo gjë që dua tek ti, e dua çdo ditë e më shumë”.
Ndërsa te pjesa e pasme e letrës i kishte shkruar kërkesën për t’u martuar.
Fatkeqësisht, gjatë procesit për të dalë, i dashuri i saj u mbyt dhe humbi jetën. Ende nuk është e qartë se si u shkaktua mbytja.
![](https://i0.wp.com/top-channel.tv/wp-content/uploads/2019/09/IE7RA5BFMFGJJOYHB365K36DAU.jpg?w=708)
![](https://i0.wp.com/top-channel.tv/wp-content/uploads/2019/09/1709616_web1_Weber-Antoine.jpg?w=708)
![](https://i2.wp.com/top-channel.tv/wp-content/uploads/2019/09/proposal.jpg?w=708)