Bashkëshorti i ish ministres Jankulloska, kërkoi shkarkimin e gjykatëses Kacarska

Avokati Vllatko Ilievski, burri i ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulloska e dënuar për rastin “Tanku”, sot në seancë të Këshillit Gjyqësor, ka kërkuar shkarkimin e gjykatëses, Dobrilla Kacarska për tri arsye, transmeton Portalb.mk.

  • Realizim të njëanshëm të procedurës,
  • Shkelje e qëllimshme e të drejtave për gjykim të drejtë dhe
  • Shkelje e rëndë e Kodit Gjyqësor.

Ilievski ka deklaruar se, “kur Jankulloska ka qenë shtatzëne, Kacarska me deklarata të ashpra është kërcënuar se me forcë do ta sjellë në gjykim”.

Nga ana tjetër, Kacarska e cila në Këshillin Gjyqësor erdhi me dy avokatët, Vullnet Paçuku dhe Fani Mihajlovska, deklaroi se, ” nuk ka njollë gjatë karrierës së saj 33-vjeçare dhe as në jetën private”.

Kacarska ka deklaruar se, asnjë e drejtë e të akuzuarës nuk është shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button