Kompletohet kanalizimi fekal në Kondovë

Në vendbanimin Kondovë të Komunës së Sarajit po rrjedhin punimet rreth kanalizimit fekal, në një pjesë të këtij vendbanimi, pjesë e cila u anashkalua kur u bë i gjithë sistemi i kanalizimit. Deri më tani qytetarët si alternativë për derdhjen e ujërave të zeza kanë shfrytëzuar një kanal në afërsi të shtëpive. Sipas banorëve lokalë, ka qenë e vështirë edhe jetesa, nga era e keqe që ka kundërmuar, e cila nuk ka përjashtuar mundësinë për infektime dhe helmime për fëmijët.

Por, ky problem në të ardhmen do të tejkalohet, pasi që Komuna e Sarajit ka filluar punimet dhe të njëjtat tani janë në fazën finale.

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati tha se kjo ka qenë një punë e domosdoshme dhe humanitare, pasi që ka ekzistuar edhe rreziku për fëmijët nga ndonjë infektim.

“Gjatë fushatës zgjedhore ju premtuam banorëve të kësaj lagje se problemin e tyre me sistemin e kanalizimit do ta zgjdhim dhe tani jemi dëshmitarë se projekti është në realizim e sipër. Ky është një investim që bëhet me ndihmën e buxhetit të Komunës së Sarajit dhe që arrin në një gjatësi prej 700 metra”, u shpreh Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button