Pritet të mbajë dimër ekstrem me temperatura deri minus 30 gradë?!

Qendra meteorologjike evropiane në Ballkan kumtoi se pritet të mbajë dimër me temperatura deri në minus 30 gradë.

Sipas “Evropës së Lirë”, meteorologët në Rusi parashikuan se ky dimër do të jetë më i ftohti gjatë 1.000 viteve të fundit.

Evropën e pret një dimër i pazakontë si pasojë e verës së pazakontë në Evropën Verilindore dhe pjesën më të madhe të Ballkanit.

“Parashikimi, për të cilin punohet një kohë të gjatë, gjithnjë e më pak është valide. Ende shkenca nuk ka metoda aq të sakta. Ajo që mund të thuhet është se ky dimër me siguri do të jetë më i ftohtë se ai i kaluari”, tha Zhelko Majstoroviq nga Sarajeva për “Evropa e Lirë”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button