Qafë Thanë, zhdoganohen mallrat me afat skadence

Nga sot në pikën kufitare të Qafë Thanës, fillon zhdoganimi i mallrave konfirmojnë nga Dogana e Maqedonisë.

Për momentin është parashikuar të zdoganohen vetëm mallrat për eksport që kanë afat skadence dhe i nënshtrohen kontrollit fizik.

Zdoganimi, do të behet për çdo ditë në 24 orë, për 7 ditë të javës duke përfshirë edhe  festat zyrtare. Dogana e Republikës së Maqedonisë, informojnë  se gjatë  zdoganimit  mjetet transportuese nuk do të paguajnë për kohën e qendruar në këtë terminal. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button