Ambasada serbe kërkon informata për rrahjet e tifozëve në Shkup

Ambasada e Serbisë ka kërkuar informata nga autoritetet kompetente në Maqedoni për sulmin e tifozëve serbë në Shkup para ndeshjes futbollistike mes reprezentacioneve të Serbisë dhe Maqedonisë, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë për agjencinë Tanjug.

Policia e Maqedonisë dje kumtoi se gjatë incidenteve para dhe pas ndeshjes me Serbinë, janë lënduar 14 persona.

Mediat serbe transmetojnë edhe deklaratën e zëdhënsit të MPB-së Ivo Kotevski i cili në preskonferencë deklaroi se kanë ndodhur disa incidente të ndara në afërsi të Urës së Gurit në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Ndërkohë, që para ndeshjes huliganët serbë njoftuan se do të vijnë në Shkup që të përleshen me shqiptarët, madje u shprehën se do t’i rrahin kudo që t’i gjejnë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button