Afrona emocionohet nga surpriza e Bleros dhe nuk mundi t’i mbante lotët (VIDEO)
Afrona dhe Blero kanë kurorëzuar ditën e djeshme dashurinë disavjeçare buzë detit të Shëngjinit. Një dasmë përrallash e shndërruar në të tillë nga Class Events, me protagonisten kryesore Afronën, e cila dukej as më pak e as më shumë se një princeshë. Çifti i shumëpërfolur i showbiz-it i dha fund beqarisë në një natë me yje, në bregdetin e Shqipërisë, të rrethuar nga njerëzit më të dashur për ta.
Afrona me delikatesën dhe brishtësinë që e karakterizon nuk ka mundur t’i mbajë lotët gjatë ceremonisë. Të shumta kanë qenë momentet emocionuese gjatë mbrëmjes, por surpriza e Bleros ishte diçka e papritur për nusen. Pas prerjes së tortës, Blero i ka dedikuar një këngë romantike Afronës, e cila sado që u mundua, nuk mundi të mos përlotej. Teksa i mbante dorën dhe i këndonte, Blero i dha një puthje në ballë bashkëshortes, emocionet e së cilës dukeshin qartë.
Më pas çifti ka vallëzuar nën tingujt e këngës që Blero e kishte ruajtur për këtë ditë të rëndësishme të jetës së tij dhe për një person po aq të rëndësishëm.
Ky moment që përcolli emocion jo vetëm te çifti, por te çdo i ftuar, ka për të mbetur një kujtim i ëmbël nga kjo ditë speciale e Bleros dhe Afronës