Strugë, vetëm toleranca fiton mbi konfliktin

Funksion primar në evitimin e konflikteve ndëretnike në shkollat e vendit do të duhet ta kenë prindërit dhe mësuesit, sepse toleranca dhe bashkëjetesa duhet të promovohen që nga takimi i parë i fëmijëve me shkollën.

Sepse vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të mësohen të respektojnë njëri- tjetrin u shpreh Ralf Bret ambasador i misionit të OSBE-së në Maqedoni.”Ky është qëllimi edhe i përpjekjeve tona për të kontribuar në stabilitetin e vendit dhe përmisimin e raporteve ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike

.Ne e ndjekim të gjithë situatën dhe bisedojmë për të edhe pse jo në mënyrë publike me institucionet, duke u munduar për zgjidhjen e këtyre cështjeve’’ theksoi shefi i misionit të OSBE-së gjatë Konferencës Ndërkombëtare me temë ‘’Parandalimi i konflikteve ndërmjet nxënësve’’ që po zhvillohet në Ohër.

Ndërkohë, Albert Hani përfaqësues i shoqërisë civile pjesmarrës aktiv në këtë konferencë, ngriti nevojën për një ndëmjetësim më të organizuar në funksion të parandalimit të dhunës nëpër institucionet arsimore. Ai në këtë aspekt solli edhe shembujt se si organizata e tij ka promovuar ndërmjetësimin në disa shkolla të Strugës ku është vërejtur një përparim i vogël në këtë drejtim.

Në ditën e parë të Konferencës mori pjesë edhe ministri i Arsimit Pançe Kralev i cili u largua pa dhënë deklaratë për gazetarët e pranishëm. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button