Shkup, vetëvritet një studente, hidhet nga ndërtesa

Njëzet e një vjeçarja Sanja Mojsova është vetëvrarë sot në mëngjes në lagjen “Kozle” të Shkupit.

Sipas informacioneve të deritanishme të policisë Mojsova, ishte ngjitur në kulmin e ndërtesës me numër 53 të locuar në rrugën Jurij Gagarin, dhe kërceu. Me urdhër të gjykatësit hetues trupi i saj është dërguar në obduksion.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, vajza nuk ka jetuar në ndërtesën prej së cilës është hedhur, por gjoja sot në mëngjes rreth orës 9 erdhi me biçikletë para hyrjes së ndërtesës. Nga policia theksojnë se kanë filluar hetimin për të zbuluar arsyet për të cilat Mojsova vendosi të bëjë vetëvrasje. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button