Debati i dytë Obama-Romney

Barack Obama ka zgjedhur sulmin si armë mbrojtëse ndaj kandidatit republikan për zgjedhjet e 6 nëntorit në debatin e dytë paraelektoral mes dy rivalëve. 

Ashtu si në debatin e parë, edhe në të dytin, kryefjala ishte ekonomia, sistemi i taksave dhe politikat e jashtme, tre pikat ku Romney akuzon kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë se ka dështuar. Çelja e tij u bë me pyetjen e një studenteje mbi hapjen e vendeve të reja punës.

Romney tha se Obama kishte dështuar në këtë sektor dhe se politikat e tij kishin rritur papunësinë. Por Obama u mbrojt duke përmendur paketën e tij financiare që shpëtoi industrinë automobilave dhe vendet e punës të qindra-mijëra amerikanëve. Ai akuzoi republikanin se politikat e tij ekonomike, sidomos programi i tij për taksat, mbrojnë shtresën e të pasurve dhe godasin shtresën e mesme e të varfër.

“Guvernatori Romney dhe aleatët e tij në Kongres mbajtën peng 98 përqind të amerikanëve sepse duan shkurtim taksash për 2 përqind të tjerë”, deklaroi Obama.

Ky pretendim u hodh poshtë nga republikani Romney që shtoi plani i tij për ekonominë do të krijojë 12 milion vende të reja pune që do të ringjallin ekonominë dhe se ai do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e të gjithë amerikanëve./portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button