Biznesmeni nga Ladorishti blen “Proaqua”

Një biznesmen nga Ladorishti i Strugës për rreth 370 mijë euro ka arritur të blej nga Komuna e Strugës godinën e ”Proaqua” që ndodhet përskaj lumit Drinin i Zi konfirmojnë burime të sigurta për Portalb  nga Komisioni komunal i ngritur për këtë shitje nga pushteti vendor.

Gjithashtu, merret vesh se nëpërmjet tenderit të hapur është shitur vetëm godina administrative e Ndërmarrjes publike “Proaqua” që është në pronësi të Komunës së Strugës. 

Ndërkohë objekti tjetër që ndodhet disa metra larg kësaj godine, nuk ishte pjesë e këtij tenderimi për arsyen se figuron si pronë e Ndërmarrjes publike ndërkomunale ”Proaqua”, për shitjen e të cilit duhet të japë pëlqim edhe Këshilli i Komunës së Ohrit, në cilësinë e bashkëthemeluesit të kësaj ndërmarrje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button