Branitellat zyrtarisht në kuvend, së shpejti në seancë të Komisionit

Zyrtarisht ka hyrë në procedurë parlamentare Propozim Ligji për të drejtat e veçanta për pjesëtarët e forcave të sigurisë, i njohur si Ligji për branitellat, tani në procedurë të shkurtuar. Propozim Ligji është dorëzuar dje pasdite i nënshkruar nga antarët e grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në Komisionin për punë dhe politikë sociale.

Ky Propozim Ligj pritet të del para deputetëve në seancë të Komisionit më 29 tetor, për kur është thirrur seanca e radhës, me qëllim që të propozohet zgjerim i rendit të ditës dhe përfshirje të këtij Propozim Ligji. 

Propozim Ligji për branitellat u tërhoq nga procedura e rregullt pas bllokimit të punës së Komisionit për punë dhe politikë sociale me fjalimin e pafund të deputetit të BDI-së Talat Xhaferi. 

BDI paralajmëroi se do të shfrytëzojë të gjitha format institucionale dhe procedurale për të bllokuar sjelljen e këtij Propozim Ligji. Një prej opsioneve është edhe dorëzimi i mijëra amendamenteve për këtë Propozim Ligj të cilat do të bllokonin punën e Kuvendit. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button