“Vëllezërit – të parët dhe të fundit”, nesër në Qendrën për Kulturë të Kërçovës (VIDEO)
Shoqata artistike “ArTact – Us”, nesër, 13 shtator 2019, në Qendrën për Kulturë “Koço Racin” – Kërçovë, do ta shfaqë “Vëllezërit – të parët dhe të fundit”, transmeton Portalb.mk.
Shfaqja teatrale me autor John Galsworthy, vjen në regjinë e Afërdita Nuhijit, ndërkaq luajnë aktorët: Rrahim Ramadani në rolin e Kejs Derrantit, Arben Rasimi në rolin e Lorens Derrantit, Erjona Ahmeti në rolin e Vandës dhe Agnesë Sadiku si shitëse e gazetave.
Në skenë do të shfaqet me fillim prej ora 20:00, me skenografi të Remzi Xhelilit, Emin Eminit dhe Fazli Asanit.