Ueb-faqja e komunës së Strugës në shënjestër të hakerëve

Mësohet se ueb-faqja zyrtare e Komunës së Strugës, versioni në gjuhën maqedonase ka qenë në shënjestër të hakerëve nga Kosova, të cilët kanë paralizuar punën e saj për një kohë të gjatë.

Nga ky sulm kibernetik hakerët kosovarë kanë kursyer vetëm versionin në gjuhën shqipe të ueb-faqes të Komunës së Strugës. Para disa javëve mosfunksionimi i ueb-faqes edhe në gjuhën maqedonase, u ngrit si shqetësim edhe nga këshilltarët maqedonas në Këshillin komunal të cilët kërkuan që ajo të bëhet eficente në një kohë të afërme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button