Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, ligj selektiv nuk kalon

Pas takimit me ambasadorin e BE-së në Maqedoni Aivo Orav dhe Stefan Sanino, lideri i BDI-së Ali Ahmeti foli për mediat edhe për tërheqjen e ligjit për branitellat dhe marrëdhëniet në koalicionin qeveritar mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.

“Vetë tërheqja e Projekt-ligjit nga komisioni amë tregon që gjërat madhore në Republikën e Maqedonisë duhet të zgjidhen me konsensus, me marrëveshje, duhet trajtim të barabartë dhe vetëm kështu mund të ketë sukses një ligj që të zgjidhen problemet dhe hallet e palëve të cilët ishin në konflikt në vitin 2001. Sigurisht ju keni biseduar dhe ka komunikuar me opinionin koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së se ne do ti shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat demokratik që të bindet edhe opinioni, jo vetëm ai shqiptar por edhe opinioni maqedonas që ligje selektive nuk është mirë për vendin të sigurohen, sepse nuk i bëjnë mirë shëndetit të shtetit kështu që ka mënyra se si të debatohet, se si të diskutohet që në fund zgjidhja të jetë e pranueshme për të dy palët” – tha Ali Ahmeti.

Sipas tij, marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit nuk janë qumësht dhe mjaltë, por edhe zgjedhjet e parakohshme nuk do ti bënin mirë Maqedonisë.

Sigurisht që gjithçka nuk është qumësht dhe mjaltë, ka  debat, ka mospajtime por njëherit  ne gjithmonë motivojmë, inkurajojmë dialogun, debatin dhe kompromiset. këto janë fushat elementare të demokracisë. Nuk kemi biseduar për zgjedhje të parakohshme, nuk i bëjnë mirë shëndetit të vendit zgjedhjet e parakohshme apo çfarëdo akrobacioni politik që të ndodh në vend, me rëndësi është të ketë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohemi aktualisht./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button