Orav dhe Sanino prezantojnë Raportin para PDSH-së

Aivo Orav dhe Steafno Sanino kanë prezantuar Raportin e Komisionit Evropian para liderit dhe grupit parlamentar të PDSH-së. Në një takim në zyrat e PDSH-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e BE-së e kanë njoftuar kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi me përmbajtjen e Raportit.

Pas takimit deklaratë për media dha deputeteja e PDSH-së Merale Izairi Ferati, e cila theksoi se partia e saj do të mbetet konstruktive sa i përket proceseve eurointegruese të vendit.

“Ne e përshëndesim Progres Raportin e Komisionit Evropian, poashtu e falenderojmë Komisionin Evropian që mban gjallë shpresën te shqiptarët e Maqedonisë dhe për Maqedoninë për proceset eurointegruese, por jemi të shqetësuar për mundësitë e keqpërdorimit që do ti bëjë Qeveria e Maqedonisë në lidhje me Progres Raportin e fundit. Apelojmë deri te Qeveria që vlerësimet, kritikat dhe mesazhet që vijnë Raportit të Progresit të lexohen drejtë. Pa kompromis me Greqinë për çështjen e emrit nuk ka integrime. Ne si parti, PDSH do të vazhdojmë të jemi konstruktive drejt proceseve eurointegruese në BE dhe NATO edhe pse jemi të vetëdijshëm që konstruktiviteti jonë mund të jetë shumë i pafuqishëm përballë destruktivitetit të skajshëm të Qeverisë së Maqedonisë” – tha Izairi Ferati.

Me fillim nga ora 14:00 Orav dhe Sanino gjenden në takim edhe me liderin dhe grupin parlamentar të BDI-së, ku gjithashtu do ju prezantohet Raporti i fundit i Komisionit Evropian./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button