Huliganët serbë: “Do t’i rrahim shqiptarët kudo që t’i gjejmë nëpër Shkup”

Huliganët serbë kanë paralajmëruar se sot, rreth 300 serbë nga grupi më i madh i tifozëve në Serbi do ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen e tyre në ndeshjen mes “Zvezda” dhe “Partizan” për të çëruar hesape me shqiptarët e vendit, shkruan Kuriri serb, transmeton kanal5.

Tifozët të cilët janë të njohur për shkaktimin e shumë incidenteve, do të nisen sonte dhe do të udhëtojnë me vetura dhe kombe private.

“Do të jemi më shumë se 300, ndërsa do të na bashkëngjiten edhe fansat  lokalë të “Zvezda” dhe “Partizan”. Jemi duke ju përgatitur një befasi të madhe shqiptarëve në Shkup. Do të na mbajnë mend mirë, ndërsa qëllimi ynë është që t’i kapim ata kudo nëpër qytet dhe t’i rrahim sa më shumë. Pasi që nuk shkojmë atje në mënyrë të organizuar, por privatisht, mendojmë se pa problem do të arrijmë në Shkup, por edhe në disa vende tjera ku jetojnë shqiptarë”, thotë një huligan anonim për Kurir./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button