Lansohet Galaxy S3 Alpha

Bota mund të ketë vëmendjen tek produkti i fundit i lansuar nga Samsung, Galaxy S3 por duket se kjo nuk është risia më e fundit.

Tani, në Japoni ka dalur pajisja që duket se është modeli më i ri i linjës Galaxy S3 dhe thirret Samsung Galaxy S3 Alpha. Ky version nuk do të vij në mbështjellës të ri por do të ketë edhe harduer tjetër, të ngjashëm me atë të Galaxy Note 2.

Procesori i pajisjes së re është i ngjashëm me Exynos 4412 1.6 GHz ndërsa pajisja posedon gjithashtu edhe 2gb RAM. Produkti vjen me sistemin e fundit operativ të Google, Android 4.1 Jelly Bean dhe teknologji LTE.

Ende nuk ka informata rreth çmimit dhe dërgesave jashtë Japonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button