Poposki: Për në BE shpresojmë në mbështetje të Francës

Maqedonia pret mbështetje nga Franca për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, në takimin joformal me presidentin e Francës, Fransoa Oland në margjinat e Samitit të 14-të të Frankofonisë që mbahet në Kinshasa, Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas MPJ-së, në bisedimet Poposki theksoi se, këtë, në fakt, para do kohe, për herë të katërt, e rekomandoi edhe Komisioni Evropian, duke konfirmuar gatishmërinë e Maqedonisë për kalimin në fazën tjetër të procesit të integrimit drejt BE-së.

Frankofoninë e përbëjnë 49 vende anëtare, katër vende shoqëruese dhe 10 vende me status të vëzhguesit të samiteve në këtë organizatë. Republika e Maqedonisë u bë anëtare e plotëfuqishme e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, në Samitin e organizatës që u mbajt në Bukuresh, Rumani, në vitin 2006. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button