Pesë vende të BE-së sërish kërkojnë viza për Maqedoninë

Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Suedia dhe Holanda paralajmëruan se në Samitin e Ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së, i cili do të mbahet më 25 tetor do të kërkojnë për Maqedoninë dhe Serbinë me procedurë të shkurtër të kthehen vizat për udhëtim në BE, transmeton “Tanjug”.

Eksperti evropian Aleksandar Stigmajer për “Tanjug” deklaroi se as një vend i BE-së, as Gjermania, nuk mund të pezullojë regjimin pa viza, por thekson ai, ka mundësi për miratimin e mekanizmit të cilin Komisioni Evropian e propozoi në vitin 2011, me të cilin është paraparë se shtetet me procedurë të shkurtër ta heqin nga lista e Shengenit disa shtete nëse kanë fluks të azilkërkuesve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button