Zyrtare, Sela kandidat për Strugën

Kuvendi i degës së PDSH-së, në mënyrë unanime sot pasdite i dha besimin deputetit Ziadin Sela, për ta përfaqësuar këtë parti në zgjedhjet për kreun e Komunës së Strugës.

Gjithashtu, ky organ partiak caktoi edhe listën e kandidatëve për këshilltarët potecial e cila kryesohej nga Lavdrim Elmazi, kryetar i degës së kësaj partie në Strugë.Duhet thënë se në këtë proces u votua hapur dhe nuk pati kontestime si për kandidaturën e Selës, ashtu edhe për listën e këshilltarëve.Në këtë takim zgjedhor përvec liderit Menduh Thaci ishin të pranishëm pjesa më e madhe e grupit parlamentar të PDSH-së si dhe mysafirë të shumtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button