RDK: Izet Mexhiti konfuz

Ka reaguar RDK për prononcimin që ka bërë dje Izet Mexhiti në lidhje me ngritjen e tre përmendoreve joshqiptare në Çair.

“Dje në përgjigjen e tij në ALSAT-M, Z. Izet Mexhiti ishte shumë konfuz kur tha se RDK-ja nuk ka fituar asnjë këshilltar në Komunën Çairit në zgjedhjet e fundit lokale, duke harruar se RDK-ja nuk ka ekzistuar në atë kohë, por është formuar dy vjet më vonë” – thuhet në reagimin e RDK-së.

Sa i përket thirrjes së Mexhitit që të lihen përçarjet anash dhe të festohet së bashku, nga RDK potencojnë se në manifestimin e djeshëm nuk është ftuar askush nga klasa politike pos BDI-së.

“Z. Mexhiti ishte edhe më konfuz kur bëri thirrje për unitet e festime të përbashkëta, ndërkohë që fliste nga një festim ku, duke promovuar përçarjen, nuk kishte ftuar askënd tjetër nga klasa politike shqiptare në Maqedoni, pos bashkëpartiakëve të vet” – qëndron në reagim.

RDK përsëri pyet se pse do të ngriten 3 përmendore joshqiptare, dhe nga kush do të finansohen ata.

“Meqë Kryetari i Komunës së Çairit është i informuar, kërkojmë nga ai ta sqarojë opinionin, për pyetje që dje nuk u transmetua në kronikën televizive: Si ka mundësi që Komuna e Çairit, ku rreth 60% e banorëve janë shqiptarë, të ngrejë katër përmendore, nga të cilat tre do të jenë të joshqiptarëve, ndërkohë që nga këto katër përmendore, nga komuna do të financohen vetëm tre përmendoret e joshqiptarëve?” mbaron komunikata e RDK-së./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button