Vjen Hasan Prishtina në Shkup

Mbrëmë vonë në sheshin “Skenderbeu”, para QT “Mavrovasja” në Shkup u vendos përmendorja e Hasan Prishtinës. Përmendorja e lartë 3.5 metra e lyer në bronz, ndërsa qëndron në bazament të lartë 2 metra.

Ndryshe, siç lajmëruan nga Komuna e Çairit, solemnisht përmendorja e Hasan Prishtinës do të zbulohet nesër, ndërsa në të njëjtën kohë përmendoret e Hasan Prishtinës do të vendosen në Prishtinë dhe Tiranë. Përmendorja në Shkup kushton 72 mijë euro dhe është dhuratë për komunën nga nipi i Hasan Prishtinës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button