Besimi: Rekomandimi i BE-së për negociata është porosi që kontesti të zgjidhet

Rekomandimi i Komisionit Evropian, për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë pa anulim të mëtejshëm, është sinjal deri te Maqedonia dhe Greqia që sa më shpejtë të zgjidhet kontesti për emrin, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi, pas takimeve të tij në Uashington.

“Në raportin e fundit të Komisionit Evropian përsëritet rekomandimi deri te Këshilli i BE-së që të përcaktohet data për negociata pa prolongim të mëtejshëm. Ky është një sinjal deri te të dyja palët, deri te Maqedonia dhe Greqia, që kjo çështje sa më shpejtë të zgjidhet në interes të Maqedonisë, Greqisë dhe rajonit. Hap pozitiv është memorandumi i dërguar për mirëkuptim nga Ministria greke e Punëve të Jashtme dhe presim që të ketë takime adekuate për të ardhur deri te zgjidhja për këtë çështje të hapur”, deklaroi Besimi.

Ministri në Uashington realizoi takime me Xhejms Miler, nënsekretar për politikë në Sekretariatin për mbrojtje, Xhulian Smit, zëvendës këshilltar për siguri nacionale në kabinetin e nënpresidentit Xho Bajden dhe me Filip Riker, zëvendës ndihmës shtetëror. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button