Çdo të katërtit student i kërkohet ryshfet

Administrata, mediat, arsimi dhe sporti janë ndër sferat me më shumë korrupcion në vend. 

Kështu të paktën flet hulumtimi të cilin e kanë realizuan Transparency International, Misioni i OSBE-së në Shkup, dhe Agjensioni Rejting.

Sipas këtij hulumtimi 27% e të anketuarve mendojnë se ka shumë korrupsion në arsim, por kjo është dukshëm më pak sa që ka në administratë dhe mediume si dhe nga perceptimi i përgjithshëm për ekzistim të korrupsionit në vend.

Korrupsioni është shumë i përhapur në arsimin sipëror dhe në administratën qendrore, tha Nikolla Spasov nga Agjensioni Rejting.

“Mendimi i përgjithshëm për nivelin e përhapjes së korrupsionit flet se 55.1 për qind e të anketuarve mendojnë se korupsioni është shumë i përhapur. Në administratë publike në nivel qëndror, 43.9 për qind e të anketuarve mendojnë se ka shumë korrupsion. 11.7 për qind mendojnë se ka korrupsion në arsim fillor, 22.3 për qind në atë të mesëm, derisa mbi 56 për qind e të anketuarve janë të mendimin se ka shumë korrupsion në arsim të lartë” tha Spasov.

Gjithashtu sipas anketës, 55.1 për qind e qytetarëve mendojnë se ka shumë korrupsion në sferën e punësimit nëpër universitete. 

26 për qind e studentëve të anketuar kanë pasur rast të japin ose tu kërkohet ryshfet për tiu nënshtruar një provimi në fakultet. 

37.4 % e qytetarëve besojnë se sot ka më shumë korrupsion se në katër vitet e kaluara. 27 për qind mendojnë se ka shumë korrupsion në sport.

Ndryshe në intervistë janë përfshirë 1800 qytetarë. Anketa është realizuar nga data 26 deri më datën 30 shtator, ku janë përfshirë qytetarë nga 84 komunat e vendit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button