Meta: Greva e ish të përndjekurve po përdoret politikisht

Greva e ish të përndjekurve po përdoret politikisht. Kështu ka deklaruar kreu i LSI-së Ilir Meta, teksa ka folur në një aktivitet të mbajtur nga Lëvizja e Gruas për Integrim. Teksa e cilësoi grevën një realitet të hidhur që po ndodh para syve tanë, Meta bëri thirrje që asnjë aktor politik të mos hedh benzinë mbi këtë ngjarje.

Lidhur me këtë situatë ai ka kërkuar verifikimin e zbatimit të ligjit në përmbushjen e kërkesave të ish të përndjekurve, ndërsa ka sjellë në vëmendje se kemi një qëndrim në Ministrisë së Financave që thotë se ligji është zbatuar. 

“Greva ka edhe aspektin e saj politik, sepse po përdoret për qëllime politike, ndërkohë që disa prej tyre po vetësakrifikohen, të tjerë mundohen të gjejnë mundësinë që të akuzojnë qeverinë. Është e rendësishme të ecim në rrugën e ligjit, sepse duke mos marrë në konsideratë deklaratat që janë edhe emocionale, ata kërkojnë zbatimin e ligjit, ndërkohë që kemi një qëndrim në ministrisë së Financave që thotë se ligji është zbatuar.”- tha Meta.
 

Ndërkaq në aktivitet merret pjesë dhe sekretari i LSI-së, Luan Rama, i cili shpalosi platformën e tij për garën për kreun e LSI, garë në të cilën do të ketë përballë kreun aktual të saj Ilir Metën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button