Të shtëna armësh në Gjorçe Petrov, flet policia (Foto)

MPB informon se sot rreth orës 15:00, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit në afërsi të klinikës, janë dëgjuar të shtëna armësh, ku nga një veturë në lëvizje është gjuajtur në drejtim të një veture tjetër. Por, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Sipas MPB në veturën nga e cila është gjuajtur kanë qenë dy persona, të cilët kanë shtënë drejt një personi tjetër me inicialet F.T i cili gjithashtu ka qenë në lëvizje me veturë.
Policia ka informacione se kush janë sulmuesit, por nuk zbulon ata tani për tani.

Hetimet e policisë ende vazhdojnë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button