S’bëhet ky vend me këta p…….

Shkruan: Agron Shaqiri

T’më falni, unë jam një njeri që flet hapur, ë… Unë nuk e kam gojën të qepur. Unë jam një njeri që shkon në lokal, rri në lokal dhe politikën e ndjek nga lokali. Me një kafe normale dhe me një gotë me ujë të kontaminuar, unë e kuptoj se si po shkon bota. Unë jam dikush që flet shkoqur fare, ëëë.

Dhe dua të them që i urrej, të mjerët, që duan të ndërtojnë bombën atomike. Dhe është e nevojshme të thuhet me kurajo, me qartësi, që politika është si gjahu!

E në fund e tëra kjo është një sport. Dhe përderisa është sport, nuk duhet të shëndrrohet assesi në rrezikshmëri për atë që e praktikon. Më kuptoni?

Ja, për shembull, ç’është një gjahtar? Ju njihni ndonjë gjahtar? Gjahtari është njëri që ka bark të madh, kokën tullac e me mustaqe, që mbase gjatë javës punon si doganier apo është instruktor në autoshkollë, por të dielën që pa gdhirë shndërrohet në një Rambo. Vishet me ca rrecka prej palaçoje, merr fishekët dhe çiften, shkon që në agim në një grykë mali, kërkon një derr të egër, e gjen derrin, është gati t’i gjuajë derrit… Po a e imagjinoni dot nëse në atë moment derri i egër do të rrotullohej, do të shikonte “bark-madhin” të veshur si palaço dhe do të nxirrte çiften e tij e t’i qëllonte me çifte “bark-madh” gjahtarit?! Do të ishte skandal, ë? Atëherë gjahu do të shndërrohej në diçka të rrezikshme, të dhunshme. Nuk do ishte thjesht sport, një zbavitje.

Edhe politika këtu tek ne funksionon në të njëjtën mënyrë. Politika dhe gjahu janë e njëjta gjë. Janë sporte. E imagjinoni dot që, nëse unë duhet t’i bëja politikë dikujt dhe ta zhvasja, unë që jam një popull civil dhe demokratik, që luftoja për drejtësi me moton “NEMA PRAVDA, NEMA MIR”! Po të mos tallemi tani, ju lutem!

Në këtë vend me kësisoj demokracie është humbur shpresa se do të bëhet mirë, për vet shkakun e riciklimit të të njëjtit produkt, të të njëjtit brum, prandaj populli ka humbur shpresën se me njerëzit e provuar radhazi do të bëhet mirë, do të kenë mundësi për ta nxjerr vendin nga kriza. Jo xhanëm, me njerëz të ngjashëm, fatin e njëjtë do kemi, me figura të konsumuara e të demoduara nuk bëhet shteti, me prijës të dështimeve zinxhirore, me struktura të krimit dhe me mbetje kontaminuese kurrë nuk mund të përparoj ky vend.

Duke e pasur të qartë se një vend është në krizë të thellë kur heq një qeveri të keqe, kriminale dhe të korruptuar, dhe vendos një tjetër edhe më të keqe.

Nuk bëhen reformat kështu duke u sistemuar injorantët, analfabetët dhe bandat e kriminalizuara. Kjo s’ka logjikë.

Prandaj është mirë të kërkohet ndihmë edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare të na ndihmojnë edhe në këtë betejë. Na ndihmuan ta rrëzojmë regjimin, tani ndihma konsiston për ta fituar paqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button