Bejta komenton vendimin e Mexhitit për Hasan Prishtinën

Ministri i pushtetit lokal Nevzat Bejta, beson se kreu i Komunës Çair, do të respektoj gjithë dispozitat ligjore, dhe të vendos bustin e Hasan Prishtinës në Shkup, konform rregullave.

“Ne jemi këtu për të ndihmuar se si duhet të ecin procedurat dhe se si duhet të veprohet dhe si të respektohen aktet juridike të ligjeve në fuqi. Unë mendoj se kreu i Komunës Çair, do të veprojë sipas asaj që e ka paraparë ligji dhe mendoj se vendimi për përmendoren e Hasan Prishtinës do të kalojë nëpër këshillin e Komunës Çair” tha Bejta.

Ndryshe ditë më parë, këshilltitarët maqedonas të Komunës Çair janë shpehur të pa njoftuar me vendimin të cilin e ka marrë siç thanë Izet Mexhiti kokë në vete.

Ashtu sic është paralajmëruar, me 14 tetor të hënën, në Shkup, përballë qendrës tregtare Mavrovasja do të vendoset përmendorja e heroit Hasan Prishtina. 

Ky projekt, kushton 72 mijë euro, ndërsa e ka donuar Mehmet Prishtina, stër nip i heroit Hasan Prishtina, i cili me 14 tetor mbajti Kuvendin e  Shkupit ku merret vendimi që nga kërkesa për autonominë e deriatëhershme të kalohet në atë për pavarësi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button