‘Më të mirët janë Mourinho, Ferguson e Wenger – jo Guardiola’

Mesfushori i BATE Borisov, Aliaksandr Hleb, nuk mendon se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, porse ai i ka pasur futbollistët më të mirë në dispozicion gjatë kohës sa qëndroi te Barcelona.

“Guardiola nuk është trajneri më i mirë në botë, sepse ai ka drejtuar ekipin më të mirë në botë, me futbollistët më të mirë, prandaj ka fituar”.

“Është vështirë të mos fitosh me një skuadër të tillë, ndërsa edhe Vilanova do të ketë shumë sukses”.

“Trajnerët më të mirë në botë janë Mourinho, Ferguson dhe Wenger”, ka thënë 31-vjeçari për Esports en Xarxa, duke shtuar se ka mësuar shumë më tepër nga Wenger sesa nga Guardiola. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button