Pse maqedonasve aq shumë u pengon kryeministri shqiptar?

Ne më nuk mund të flasim për Maqedoninë se është shtet demokratik, derisa elitës dhe mentalitetit politik maqedonas u pengon fakti se derisa në një shtet ka shumicë edhe të etniteteve tjera mund të ndodh që të kemi kryeministër shqiptar.

As për momentin, e as në ndonjë afat më të shkurtër nuk shihet disponim për krijimin e mundësisë për të ardhë në pozicion një kryeministër shqiptar. 

Kështu thonë ekspertët e çështjeve politike Rizvan Sulejmani dhe Naser Ziberi.

Sulejmani thotë se fatkeqisht elita politike maqedonase nuk mund të ndryshojë pozicionet e tyre sipas definicionit, “kryeministri duhet tu takojë maqedonasve duke u nisur supozoj nga paragjykimi i tyre se megjithatë shteti i Maqedonisë duhet tu takojë maqedonasve, se e nënkuptojnë si shtet nacional”.

“Mendoj se ato duhet të kuptojnë se demokracia është shtet i popullit që nënkupton se të gjithë këto që jetojnë ne Maqedoni dhe një ditë edhe të tjerëve tu vjen rendi, se përndryshe humb kuptimin demokracia. Nuk mund të flasim për demokraci, as sundim të popullit nëse të gjithëve nga një herë nuk u vjen rendi të sundojnë, nëse vetëm një klasë apo një komunitet sundon, në kuptim bukfal” tha Sulejmani.

Edhe pse politikanët maqedonas këtë mohim nuk e pranojë para opinionit, ata këtë çështje e përdorin për të fituar poena poltike nacionaliste, thotë Naser Ziberi.

“Elita politike maqedonase madje ngurron të deklaroj publikisht faktin se është i pa pranueshëm një kryeministër shqiptar. Madje shpesh herë fitohen poena politike qoftë nga kampi i djathtë apo i majtë për atë se cila prej partive politike maqedonase ka lëshuar më tepër pe në favor të ndonjë partie tjetër politike shqiptare.
Kjo është një apsurditet i llojit të vetë për arsye se kjo kufizohet me qëndrime fashizoide, sepse çdo qytetar në këtë shtet i ka të drejtat dhe liritë e barabarta, dhe është e ndaluar cfarë do lloj diskriminimi dhe pa drejtësie me aktin dhe kushtetutën” tha Ziberi.

Sulejmani dhe Ziberi madje shprehen skeptik se në një afat të më të gjatë kohorë mund të ndodh që të kemi për kryeministër një shqiptar.

“Në një periudhe kohore të caktuar jam pesimist se mund të ndodh kjo, për arsye të thjesht matematikës së shifrave apo të numrave të deputetëve në parlament, sepse Kushteta thotë se mandatin e merr partia politike me më tepër deputetë në parlament.
Duke e ditur pra shifrat unë jam pesimist se një gjë e tillë mund të ndodh sepse ajo do të ishte nga vullneti i mirë e jo rezultat i zgjedhjeve” thekson Ziberi.

“Fatkeqisht për momentin jo, se edhe debati i fundit që shkoi në parlament shkon në atë drejtim se jo të sulmohet nacionalizmi dhe patriotizmi nëse mund ta quaj i partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së, nga ana e LSDM-së, por ata sulmoheshin se nuk janë patriot dhe nacionalist të denjë, a jo se anti teza e nacionalizmit duhet të jetë liberalizmi do të thotë individi i shkarkuar nga përkatësia e tyre nacionale, fetare, e kombëtare. Ajo flet për atë se në Maqedoni faktikisht në këtë moment nuk ke opsion në pjesën maqedonase liberale që do ta kuptonte se megjithëatë jo detyrimisht elita dhe udhëheqësia duhet të jetë e një komuniteti” deklaron Sulejmani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button