Shqipëria merr statusin vetëm për dy muaj

Komisioni Europian do të japë sot OK-in me kusht për Statusin Kandidat për anëtarësimit në Bashkimin Europian, por vetëm për dy muaj. Opinioni dhe “OK”-i përfundimtar do të jepet në fund të dhjetorit të këtij viti, pasi vendi ynë të ketë plotësuar të gjitha reformat e tjera të mbetura pezull dhe të pamiratuara. Lajmi është bërë bublik nga Agjencia italiane e lajmeve “ANSA”. Sipas “ANSA”-s, “Shqipëria do të bëhet të mërkurën vendi më i ri kandidat për t’u anëtarësuar në BE”.

Duke iu referuar burimeve brenda Komisionit Europian, “ANSA” nënvizon se, “KE do t’i japë Shqipërisë ‘dritën jeshile’, për të marrë statusin kandidat, por duke vendosur disa kushte shtesë. Kjo nënkupton se “Po”-ja e Brukselit për Shqipërinë do të jetë e kushtëzuarme progresin e reformave në vend. Rëndësi të veçantë do të ketë përgatitja, organizimi dhe përfundimi me sukses i procesit zgjedhor, jo vetëm për shkak të parregullsive të vërejtura vitet e mëparshme, por edhe sepse prek drejtpërdrejt një sërë prioritetesh të tjera si: dialogu politik, funksionimi dhe pavarësia e sistemit gjyqësor, profesionalizmi i administratës publike, etj.

Sipas raportit të KiE-s, dialogu mes qeverisë dhe opozitës shqiptare bëri të mundur kapërcimin e krizës dhe miratimin në kohë të reformave kyçe, si: Kodi Zgjedhor apo Reforma Parlamentare në mënyrë që vendi të ecë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria do të bëhet vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE pas Kroacisë, që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button