Vranët dhe me reshje lokale të shiut

Në Maqedoni të mërkurën në orët e mëngjesit dhe paradite do të kemi mot me vranësira mesatare dhe jostabil, me reshje lokale të shiut. Pasdite do të ndalen reshjet dhe do të shpërndahen mjegullat gradualisht. Temperaturat e mëngjesit do të arrijnë prej 3°C deri 13°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës prej 17°C deri 25°C.

Në Shkup të mërkurën në mëngjes dhe paradite ka mundësi për reshje lokale të shiut, ndërsa pasdite do të kemi vranësira mesatare me periudha me diell. Do të fryen erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 8°C, ndërsa temperatura maksimale e ditës 23°C.

Lajme të ngjashme

Back to top button