Rrihet një i ri në autobus

Një djalosh 22 vjeçarë është rrahur në autobusin e NPK-së me numër 57. Siç informojnë nga policia, i riu dje në mbrëmje rreth orës 19:30 pa arsye është sulmuar prej dy personave të panjohur derisa vozitej në relacionin nga Bit Pazari drejt lagjes Butel.

Incidenti ndodhi kur autobusi voziste në rrugën Xhon kenedi. Udhëtari përnjëherë dhunshëm u sulmua dhe u godit me grushta në kokë, pastaj sulmuesit u arratisën.

I lënduari fitoi lëndime të dukshme në kokë, me gjakderdhje nga hunda.
Policia është duke ndërmarrë masa në gjetjen e kryerësve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button