Berluskonit i ulet dënimi nga 4 në 1 vjet burg

Një gjykatë e Milanos e ka dënuar sot ish kryeministrin italian Silvio Berluskoni me 4 vjet burg  për shkak të evazionit fiskal, mirëpo vetëm pas disa orësh gjyqtari ka njoftuar se dënimi nga 4 vjet i ulet në 1 vjet burg, në bazë të Ligjit për amnistinë , i miratuar më 2006.

Silvio Berluskoni është dënuar sot fillimisht  me katër vjet burg për akuzat për evazion fiskal për blerjen e të drejtave televizive nga grupi, Mediaset.
Ky është një dënim më i ashpër se ai i kërkuar nga Prokuroria, e cila kishte kërkuar 3 vjet dhe 8 muaj burg. Po ashtu Berluskoni është përjashtuar për tre vjet nga ushtrimi i detyrave publike.

Ish kryeministri italian nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me çështjen.
Procesi Mediaset ka zgjatur 6 vjet, ndërsa fajtor është shpallur edhe producenti amerikan, Frang Agrama, që u dënua me 3 vjet burg. Vendimi i sotëm i gjykatës është i shkallës së parë, ndërsa pritet që avokatët e ish kryeministrit ta çojnë atë në shkallë të tjera të gjyqësorit.

Ndërkohë, kreu i Mediaset, Fedele Confalonieri, u lirua në gjyq nga akuzat për mashtrim me taksat në blerjen e të drejtave televizive të kompanisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button