Rusi, 23 të lënduar nga ulja emergjente e një avioni

Zyrtarët shëndetësorë rusë njoftuan se 23 persona janë lënduar, në mesin e të cilëve edhe pesë fëmijë, janë shtrirë në spital

Zyrtarët rus bënë të ditur se 23 persona janë lënduar kur një avion pasagjerësh bëri ulje emergjente në fushë jashtë aeroportit të Moskës, Zhukovsky, transmeton Anadolu Agency (AA).

Airbus A321 i kompanisë ajrore Ural Airlines që transportonte 226 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit u përplas me një tufë zogjsh gjatë fluturimit nga aeroporti Zhukovsky. Më pas erdhi te prishja e motorëve dhe piloti kreu ulje emergjente në një fushë misri rreth një kilometër larg aeroportit.

Zyrtarët shëndetësorë rusë njoftuan se 23 persona janë lënduar, në mesin e të cilëve edhe pesë fëmijë, janë dërguar në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button