Velanovski dha dritë jeshile për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve të Aman

Kryetari i Kuvendit Trajko Velanovski me postë dha dritë jeshile për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve të shoqatës civile Aman.

Nga Parlamenti theksojnë se letra është dërguar me postë që të hënën dhe ata nuk janë fajtorë që shoqata Aman ende nuk e ka marrë.

Nisma qytetare Aman tashmë ka përgatitur edhe propozim ligj për energjetikë i cili do të dorëzohet deri te të zgjedhurit e popullit, por pasi që të mblidhen 10 mijë nënshkrime. 

Aman nesër vazhdon me protestat kundër shtrenjtimeve të vazhdueshme të emergjencave, derivateve dhe ushqimit. Pas dhjetë protestave të kalura, Aman tashmë ka marrë mbështetje nga disa shoqata si dhe nga qytetarët e pakënaqur, por jo edhe nga organizatat sindikale. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button