ISHP: Të mos përdoret uji në komunën e Tearcës, i përzier me fekale
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i ka publikuar rezultatet e ujit të pijshëm në Komunën e Tearcës. Sipas rezultateve uji është i papërdorshëm, si për pije ashtu edhe për përdorim teknik, njofton Alsat-M.
“Çdo përdorim i ujit paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të Tearcës andaj iu rekomandohet banorëve që gjatë përdorimit për çështje teknike uji të vlohet.” thonë nga ISHP.
Sipas analizës rezulton që uji të jetë i përzier me fekale.