E shkel vetura duke prerë drurë, vdes në vend strugani

Një person e ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në orën 1 e gjysmë në rrugën “Jabllanica” në Strugë. O.Sh. nga fshati Misleshevë ka vdekur në vend pasi që është goditur nga një veturë e tipit “Mazda” pa tabela regjistrimi. O.SH. ka qenë duke punuar me makinën e tij duke prerë drurë.

Në momentin e fatkeqësisë, sipas lajmërimeve të policisë, vetura Mazda për shkak të shpejtësisë joadekuate ka dalë në korsinë e kundërt të vozitjes dhe e ka goditur për vdekje të ndjerin i cili ka qenë duke punuar.

Autoritetet kanë kryer ekspertizën në vend ndërsa është arrestuar vozitësi shkaktar i incidentit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button