Monstra, nesër ose ngrihet padi për të dyshuarit ose lirohen?

Ka mbetur edhe një ditë deri në ngritjen e mundshme të akuzës për të paraburgosurit e operacionit policor ‘Monstra’ të mbajtur nën dyshimin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcës, 6 muaj më parë.

Sipas avokatit të mbrojtjes, Naser Raufi dëshmitari i mbrojtur E1 nuk e ka parë vrasjen e pesëfishtë. Ai madje thotë se do të kërkojë ndihmë nga FBI amerikane për të zbardhur rastin. Por përkundër tij, hetuesit thonë se posedojnë edhe dëshmi të tjera, por nuk dihet nëse ato janë bindëse për të inkriminuar personat që mbahen në paraburgim.

Në aksionin policor Monstra, të datës 1 maj policia arrestoi 20 persona, ndërsa vetëm 6 prej tyre dyshohen për veprën terrorizëm, Alil Demiri, Afrim Isamiloviq, të cilët gjenden në arrati si dhe Agim Ismailoviq, Rami Sejdi, Fejzi Haziri dhe Haki Haziri të cilët ndodhen në paraburgim në Manastir dhe Prilep. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button