Një burrë po ecën 700 kilometra së prapthi për një arsye

Një burrë nga Indonezia është duke ecur së prapthi nga shtëpia e tij në lindje të Javas deri në kryeqytetin Xhakartë si shenjë proteste për të parandaluar shpyllëzimin në një nga shtetet me normat më të larta në botë.

Ecja 700 kilometërshe konsiderohet e jashtëzakonshme në çfarëdo rrethane, por Medi Bastoni e mori vëmendjen duke realizuar fushatën me ecje së prapthi.

43-vjeçari e nisi ecjen më 18 korrik nga fshati i tij në Mount Willis, zonë e prekur nga shpyllëzimi. Ai shpreson ta takojë presidentin Joko Widodo kur të arrijë në kryeqytet më vonë gjatë muajit gusht.

“Shpresoj që qeveria të nisë të kujdeset për ambientin… ashtu që gjenerata e re të kujdeset për ambientin tonë”, ka thënë ai për Reuters, transmeton Koha.net.

Indonezia ka ndër katër normat më të larta të shpyllëzimit në botë, me më shumë se 74 milionë hektarë pyje të shkatërruara, djegura ose degraduara në gjysmën e dytë të shekullit, sipas “Greenpeace”.

Bastoni po ecën mes 20 dhe 30 kilometrave në ditë. Një pasqyrë po i ndihmon t’i shmangë pengesat eventuale.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button