Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të hequr njollat e djersës nga bluza e bardhë

Bluzat e bardha janë vdekje sa herë mendohesh për t’i veshur. Shumë prej tyre e kanë zbehur ngjyrën dhe shkëlqimin, aq sa janë bërë për t’u hedhur në pIehra, sidomos nëse kanë filluar të duken njollat e djersës në sqetulla. Shpeshherë këto lloj njollash janë të pamundura të hiqen, por ka një mënyrë për të ndaluar shkaktimin e tyre.

Së pari, duhet gjetur kush është fajtori. Jo, mund të të duket e çuditshme, por këto njolla nuk krijohen nga djersa. Armiku që shkakton këtë gjendje të keqe është alumini që përmbajnë deodorantët. Shumica prej nesh përdorim një deodorant me funksion të dyfishtë: aroma dhe bllokimi i djersës, transmeton Revista Class.

Zgjidhja është mjaft e thjeshtë: thuaj “jo” aluminit. Ka shumë variante deodorantësh natyralë pa alumin që nuk shkaktojnë njolla të zverdhura.
Dhe ja, një botë me bluza të bardha që qëndrojnë gjithmonë ashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button