Subvencion deri 3 mijë euro për veturat e reja në RMV

Kreshnik Bekteshi, Ministri i ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të masave kundër ndotje së ajrit, parashikon subvencionimin e ndërrimit të veturave të vjetra me të reja, njofton Portalb.mk.

“Masë tjerët është ndërrimi i veturave të vjetra me veturat e reja. Për momentin, jemi duke biseduar akoma me qytetarët. Masa do të parashikon 2 mijë deri 3 mijë euro”, deklaroi ministri Kreshnik Bekeshi.

Në vazhdën e masave kundër ndotjes së ajrit nga veturat, ministri paralajmëroi edhe vendosjen e etiketave në vetura, etiketa që përcaktojnë se sa ekologjike është një veturë.

“Është paraparë vendosja e etiketave ekologjike, ato do të jenë tre kategori: gjelbër, verdhë dhe kuq. Do të ndahen sipas kategorizimit të veturave, apo përmbushjes së euro-standardeve që veturat e caktuara i kanë. Kjo nuk është domosdoshme”, deklaroi Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button