LDK e zgjedh kryetarin e ri

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e nëntë zgjedhor. Gjatë punimeve të Kuvendit do të votohet për kryetarin e partisë, njofton 21Media.

Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk ka arritur marrëveshje për një kryetar konsensual. Burime brenda kryesisë së LDK-së, bëjnë të ditur se Isa Mustafa do të jetë kandidati konsensual që ta vazhdojë mandatin përsëri në krye të partisë. Kuvendi mbahet në Hotel “Emerald”.

Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon nga ora 09:00, kurse punimet e Kuvendit fillojnë në ora 10:00. Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button