Ministri serb nuk pranon genocidin ndaj shqiptarëve: T’ua lëmë historianëve

Dy ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë pas takimit, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Kreu i diplomacisë serbe, Ivan Mërkiç, ndonëse u përpoq të sillte një frymë miqësi në marrëdhëniet e dy vendeve, ia nuk pranoi të ketë ndodhur genocid ndaj shqiptarëve. Por ndonëse kjo situatë duhet të vinte në vështirësi ministrin serb, ishte Panariti që kërkoi mbylljen e konferencës sa më shpejt me argumentin se, “kemi axhendë të ngjeshur”.

“Tani duhet të kapërcejmë pengesat e historisë. Si qeveri e re e Serbisë jemi të vendosur që të zhvillojmë lidhje të forta me Shqipërisë dhe të gjejmë pikat që na bashkojnë. Ndonëse e dimë që kemi pika fondamentale që nuk përputhen por nëse zgjedhim të kemi bashkëpunim atëherë mendoj se mund të gjejmë pika të përbashkëta edhe për problemet e tjera. Ky është qëllim i sinqertë”, u shpreh Mërkiç.

Panariti nga ana tjetër i konsideroi problemet mes Serbisë dhe Kosovës, si probleme të dy shteteve sovrane, u shpreh nga ana tjetër se në fund të dialogut Beogradi duhet të njohë pavarësinë e Kosovë duke e konsideruar këtë hap si shkëputje nga e kaluara e genocidit.

“Çështjet e Kosovë dhe Serbisë i konsiderojmë si çështje të dy vendeve sovrane”, tha Panariti. “Në përfundim të procesit të dialogut, ne do të mirëpresim njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo do të ishte një vullnet i shkëputjes nga e kaluara e dhunës, e represionit dhe gjenocidit nga regjimi i Millosheviçit”, tha shtoi ai.

Homologu i tij serb, nuk shprehu pendesë për të kaluarën por tha le t’ia lëmë në dorë historisë të gjykojnë nëse ajo që ka ndodhur ka qenë apo jo gjenocid. “Kemi interpretime të ndryshme për historinë prandaj duhet sa më pak t’i referohemi kësaj periudhe. T’ua lëmë historianëve këtë, kurse ne si qeveri dhe politikanë të vëmë në plan të parë gjithçka që na takon dhe të mos lënë që të përsëriten gjerat”, u shpreh Mërkiç.

Ministri serb gjithashtu pranoi se kishte pasur takime me përfaqësues të minoritetit serb në Shqipëri, kurse për minoritetin shqiptar në Serbi, Panariti u mjaftua me fjalët se, “kemi kërkuar që të ndalet dhuna ndaj tyre”.

Lajme të ngjashme

Back to top button