Ka ndërruar jetë mbesa e Robert F. Kennedy

Një tjetër tragjedi ka tronditur familjen e njohur amerikane Kennedy. Mbesa e Robert F. Kennedy, kandidati i vrarë për president të Shteteve të Bashkuara, ka ndërruar jetë në rezidencën e saj në moshën 22-vjeçare, njofton Abc News.

Mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga vdekja e Saoirse Kennedy Hill, mbesa e ish-kandidatit të vrarë për President, Robert F. Kennedy. Sipas raportimeve të mediave amerikane, 22-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga familjarët e saj, të cilët thirrën shërbimet e emergjencës dhe më pas u shpall e vdekur në spital. Episodi u verifikua në rezidencën Kennedy në Hianis Port, në Masaçusets. Saoirse ishte vajza e vetme e fëmijës së pestë të çiftit Robert dhe Ethel Kennedy, Kurtni. Familja Kennedy ka përjetuar një seri tragjedish, përfshirë këtu vrasjen e gjyshit të 22-vjeçares, Robert Ficxherald Kennedy, në vitin 1968.

“Zemrat tona janë të thyera nga humbja e vajzës sonë të dashur. Jeta e saj ishte e mbushur me shpresë dhe dashuri”, thuhet në një deklaratë të familjes. Mbi vdekjen e Saoirse Kennedy Hill autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje, por policia ka nisur një hetim. Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se 22-vjeçarja vuante nga depresioni dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një mbidoze.

“Depresioni hodhi rrënjë tek unë gjatë viteve të shkollës dhe do të jetë me mua përgjatë gjithë jetës sime”, shkroi ajo në një gazetë studentësh 3 vjet më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button