Pack: BE nuk ka instrumente për kthimin e vizave

Raportuesja në Parlamentin Evropian (PE) për Bosnjë e Hercegovinën, Doris Pack deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) nuk ka instrumente në bazë të së cilës do të mund të kthente regjimin e vizave për vende si Bosnja apo Serbia.

“Sigurisht se kërkesat e tilla të disa vendeve nga BE-ja do të mund të kenë lidhje me situatën politike në disa shtete të Ballkanit”, thekson Pack.

Eurodeputeti dhe politikani austriak me përvojë Hanes Svoboda paraprakisht vlerësoi se vendosja eventuale e regjimit të vizave për Ballkanin perëndimor do të ishte hap mbrapa për Unionin, i cili duhet të shkojë drejt zgjerimit të saj.

Michele Cercone, zëdhënës i Eurokomesares për Punë të Brendshme, thotë se duke patur parasysh informacionet se në këtë takim do të duhej të merrej vendim negative për vendet siç janë Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia, sqaron se nuk bëhet fjalë për kurrfarë kërkesë për vendosjen e vizave por se ky problem do të jetë lëndë e diskutimit të ministrave të Evropës.

Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së të enjten do të diskutojnë për keqpërdorimin e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit perëndimor dhe pezullimin e tyre të mundshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button